Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani në ditën e parë të vizitës zyrtare në Maqedoni të Veriut është pritur në takim nga kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi më të cilin biseduan për raportet mes dy shteteve.
Përmes një njoftimi për media bëhet e ditur Osmani ka falënderuar Maqedoninë e Veriut për votën e saj në favor të Kosovës në Komitetin e Ministrave të Këshillit të Evropës dhe në këtë kontekst kërkoi mbështetjen e njëjtë edhe në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës (PACE) dhe në Asamblenë Parlamentare të NATO-s.
Më tej në takim me Xhaferin, Osmani foli për rëndësi e intensifikimit të bashkëpunimit ndërparlamentar, duke përfshirë dinamizimin e takimeve dhe ndërveprimeve të komisioneve parlamentare respektive.
“Në këtë drejtim u vlerësua roli dhe kontributi i grupeve të miqësisë në parlamentet e të dyja shteteve, duke inkurajuar qasje gjithnjë e më proaktive”, thuhet në njoftim.