Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, në kuadër të vizitave në komunat e vendit, sot viziton komunën e Dragashit.
Gjatë rrugës për në Dragash, ajo ka ndaluar për ta bërë një selfie dhe për të shijuar bukurinë magjepsëse të maleve të Sharrit.
“Rrugës për Dragash, duke shijuar bukurinë magjepsëse të maleve të Sharrit”, ka shkruar ajo.