Site icon PrishtinaPress

Gjatë punimeve në rrugën Prizren-Dragash, zbulohet një shpellë

Në fshatin Zhur, gjatë disa punimeve është hasur në një gropë e cila ngjanë në shpellë.

Banorët e këtij lokaliteti kërkojnë nga institucionet që të hulumtojnë me rastin, pasi që persona të pandërgjegjshëm po e dëmtojnë atë.

Ramadan Kurtaj, gjatë punës së tij me ekskavator në kompaninë “Renelual Tahiri” në rrugën Zhur – Dragash, pas punimeve në zgjerimin e rrugës, i është kërkuar nga një bashkëfshatar që të angazhohet edhe në punë shtesë për krijimin e disa hapësirave përreth rrugës për nevoja të këtij të fundit.

Por, gjatë punimeve ai ka hasur në një gropë e cila përpinte dheun, dhe ishte diçka e veçantë për të e cila i ngjante një shpelle.

Zotëri Kurtaj, thotë se më pas punimet i ka ndaluar, dhe se i mbetet organeve kompetente që të merren me rastin, vijon ai dhe njofton se gjatë ditës së sotme në vendin ku dyshohet se është zbuluar shpella , kanë ardhur disa persona të cilët kanë vendosur shirita përreth vendit, pa pasur njohuri më te thella se kush ishin ata persona.

Banori i Zhurit, Bekim Gavazaj, sikurse shumë banorë të këtij lokaliteti dhe jo vetëm, nga kureshtja kishte ardhur në vendin ku dyshohet se është zbuluar një shpellë.

Ai gjithashtu pret që institucionet përkatëse të merren seriozisht me rastin dhe të tregojnë se për çka bëhet fjalë, dhe kërkon që mos të dëmtohen gurët nga persona të pandërgjegjshëm.

Ndryshe, shiritat e vendosur i përkasin Policisë së Kosovës, por një gjë e tillë nuk po respektohet nga njerëzit për të mbrojtur vendin në fjalë, pasi që prej zbulimit të këtij vendi që dyshohet se është shpellë, ka filluar edhe marrja e gurëve dhe dëmtimi i tyre.

Exit mobile version