Reperi Fero dhe bukuroshja Arbenita Ismajli kanë organizuar një lidhje direkte në TikTok për ndjekësit e tyre të shumtë.
E teksa u janë përgjigjur pyetjeve të ndryshme lidhur me jetën e tyre private, mes të tjerash Fero ka zbuluar një sekret në lidhje me Arbenitën, i cili ka qenë i panjohur deri më tash për publikun.
Gjatë bisedës, reperi gjilanas zbuloi se Arbenita është një myslimane e devotshme dhe se i kryen ritet fetare si falja e 5 vakteve.
Në atë moment, bukuroshja ndërhyri duke i bërë vërejtje që të mos i tregojë gjërat e saj personale, pasi nuk ka dëshirë.
“Mos mi trego gjërat e mia se nuk kam qejf”, dëgjohet duke thënë bukuroshja në video.
Arbenita dhe Fero përndryshe ka kohë që janë të martuar dhe janë prindër të një vajze.