0.6 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Buy now

spot_img

Gjashtë vjet nga vrasja e 4 protestuesve në Tiranë

Sot bëhen gjashtë vjet nga protesta e Partisë Socialiste në Tiranë, ku si pasojë katër qytetarë mbetën të vrarë nga plumbat e Gardës së Republikës.

Përleshjet mes policisë dhe demonstruesve nisën pasi përfaqësues të këtyre të fundit hodhën gjësende në drejtim të policisë, që kishin blinduar për nga pjesëmarrja ndërtesën e Këshillit të Ministrave në Bulevardin Dëshmorët e Kombit.

Policia u kundërpërgjigj duke përdorur bomba me gaz lotsjellës dhe makina ushtarake me ujë për të shpërndarë turmën që bënte thirrje për largim të Qeverisë dhe zgjedhje të parakohshme.

Më vonë, rreth orës 16, janë dëgjuar disa herë të shtëna armësh. Turma e qytetarëve që rrethoi për rreth tri orë Kryeministrinë, shkatërroi dhe dogji disa automjete të parkuara pranë vendngjarjes.

Rreth orës 17, kontrollin mbi situatën e morri policia, që largoi të gjithë protestuesit nga Bulevardi Dëshmorët e Kombit.

Në disa dalje publike të tij, kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, akuzoi Qeverinë si provokatore e akteve të dhunës në demonstratë.

Në një dalje publike në orën 19.30, kryeministri i atëhershëm, Sali Berisha akuzoi liderët e opozitës si organizatorë të asaj që e cilësoi si skenari tunizian për rrëzimin e institucioneve me dhunë.

Protesta përshkallëzoi në dhunë me përleshje mes protestuesve dhe forcave të policisë, ku katër protestues mbetën të vrarë: Ziver Veizi, Hekuran Deda, Faik Myrtaj dhe Aleks Nika, si dhe u lënduan 27 policë dhe 31 qytetarë.

Mjekë e Spitalit Ushtarak në Tiranë, thanë se shtetasit e vrarë nga radhët e protestuesve janë goditur nga afërsia me armë të kalibrit të vogël.

Prokuroria hapi hetime dhe ngriti akuzë ndaj dy punonjësve të gardës së Republikës, forcës ushtarake përgjegjëse për mbrojtjen e institucioneve kryesore të shtetit.

Agim Llupo dhe Ndrea Prendi u akuzuan për vrasje me paramendim. Të dy u dënuan nga gjykata e Apelit me përkatësisht 3 vjet dhe 1 vit burg për vrasje nga pakujdesia dhe dolën të lirë pasi u konsiderua se e kishin ezauruar këtë masë dënimi në arrest shtëpie

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img