0.2 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Gjashtë tipare që mund t’i trashëgoni vetëm nga babai

Në biologji mësohet se ne trashëgojmë 50% të ADN-së tonë nga nëna jonë dhe 50% nga babai ynë.

Në fakt, fëmijët kanë 60% më shumë gjasa të trashëgojnë tipare nga baballarët e tyre.

Gjatësia

E dëgjojmë shpesh shprehjen “ai është i gjatë sa babai i tij”? Me sa duket, kjo deklaratë mbështetet nga shkenca.

Gjatësia e një personi përcaktohet nga të paktën 700 variacione gjenetike të trashëguara nga të dy prindërit.

Megjithatë, gjeni i gjatësisë së secilit prind duket se funksionon në një mënyrë paksa të ndryshme, për shembull, gjenet e babait janë të rëndësishëm në stimulimin e rritjes dhe rrjedhimisht lartësisë.

Dhëmbët e shtrembër

Në rastet kur babai ka shëndet të dobët dentar, fëmija ka më shumë të shkojë te dentisti më shpesh sesa bashkëmoshatarët e tij, edhe nëse nëna e tij ka shëndet të plotë dentar.

Gjithçka, nga kavitetet deri te prishja e dhëmbëve dhe të gjitha problemet dentare mund të vijnë direkt nga babai.

Gjinia

Baballarët janë 100% përgjegjës për gjininë e të porsalindurve të tyre. Kromozomet X dhe Y, të njohura zakonisht si kromozome seksuale, përcaktojnë gjininë e fëmijës. Vajzat trashëgojnë një kromozom X nga babai i tyre, duke rezultuar në një gjenotip XX, dhe meshkujt trashëgojnë një kromozom Y nga babai i tyre, duke rezultuar në një gjenotip XY.

Për shkak se nënat kalojnë vetëm kromozomet X, baballarët janë në kontroll të plotë të gjinisë.

Gropëzat

Në shumë kultura, gropëzat shihen si një shenjë e bukurisë. Megjithatë, shkencëtarët i përshkruajnë gropëzat si një defekt që u shkaktua për shkak të shkurtimit të muskujve të fytyrës.

Supozohet se gropëzat janë të trashëguara pasi ato janë një tipar gjenetik dominues dhe më së shpeshti trashëgohen nga babai.

Gjurmët e gishtërinjve

Nuk ka 2 gjurmë gishtash saktësisht të njëjtë pasi ato janë një model i veçantë. Megjithatë, gjurmët e gishtave të një foshnje mund të ngjajnë me ato të babait të tyre!

Modelet e gjurmëve të gishtërinjve janë tipare gjenetike të trashëguara nga baballarët tanë.

Teshtitja

Shumë prej nesh njohin të paktën një person që teshtin në mënyrë të pakontrolluar kur shikon diellin ose dritat e tjera të ndritshme. Epo, kjo është një tjetër veçori gjenetike për të cilën është përgjegjës babai.

Kjo gjendje njihet si sindroma Achoo dhe ka më shumë gjasa të transmetohet nga ana e babait.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img