1.1 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Gjashtë të vdekur, përfshirë një polic, në protestat anti-qeveritare në Kolumbi

Të paktën pesë civilë dhe një oficer policie kanë vdekur gjatë protestave kundër një reforme qeveritare të taksave në Kolumbi.

Avokati i Popullit, Carlos Camargo, ka thënë se tre civilë vdiqën në qytetin e Cali, një civil në Bogota, një civil në Neiva dhe një oficer policie në Soacha, duke cituar shifra nga Zyra e prokurorit të Përgjithshëm. Tre vdekje të tjera po hetohen, shtoi Camargo.

Të paktën 179 civilë dhe 216 oficerë policie janë plagosur që nga fillimi i protestave, shtoi ai.

“Dhuna e ashpër e tre ditëve të fundit, e cila nuk ndalet, është një sulm kundër së drejtës për të protestuar dhe për këtë arsye autoritetet kanë detyrimin jo vetëm për të luftuar vandalizmin, por për të shoqëruar dhe garantuar një protestë paqësore”, deklaroi Camargo.

Pas përplasjeve që nisën të mërkurën, presidenti Ivan Duque njoftoi se ai po ndryshon propozimin e tij të taksave, i cili nuk do të përfshijë më një taksë për ata që shesin ushqime, kryejnë shërbime komunale dhe do të heqë rritjen e taksës së të ardhurave.

Propozimi fillestar i Duque përfshinte rritjen e taksave mbi individët dhe bizneset. Ai ka thënë se reforma e taksave kishte për qëllim lehtësimin e deficitit të vendit, ringjalljen e ekonomisë dhe ndihmën e programeve sociale.

Duque erdhi në pushtet në gusht 2018 dhe u përball me një grevë kombëtare të mbështetur nga një koalicion i gjerë i lëvizjeve shoqërore në nëntor 2019. Këto protesta ishin të lidhura me pakënaqësinë e gjerë për rritjen e papunësisë, reformat ekonomike dhe një përkeqësim të situatës së sigurisë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img