Tornadot dhe stuhitë e mëdha e kanë goditur Tenesin të shtunën mbrëma, duke i lënë të vdekur së paku gjashtë njerëz.
Moti ekstrem në disa pjesë të shtetit jugor të Amerikës shkaktoi dëmtimin e ndërtesave dhe ndërprerjen e energjisë elektrike.
Kryetari i Klarksville, Joe Pitts, shpalli gjendje të jashtëzakonshme, përfshirë një orë policore duke filluar në orën 21:00.
“Zemra na dhemb për familjet e atyre që humbën më të dashurit e vet. Qyteti është i gatshëm t’iu ndihmojë atyre në këtë kohë të vështirë”, tha Pitts.
Njëzet e tre njerëz të tjerë janë lënduar dhe po trajtohen në spital në këtë pjesë të vendit.
Shërbimi Kombëtar i Motit i bëri disa paralajmërime për tornado në Tenesi të shtunën.