Një pëleshje mes gjashtë personave ka ndodhur dje rreth orës 15:30 në Burgun e Dubravës.
Policia ka njoftuar se pesë të dyshuar meshkuj kosovarë, kanë sulmuar një nga të burgosurit, duke i shkaktuar lëndime trupore.
”Burgu i Dubravës 03.02.2023- 15:30 Lëndime trupore ka pësuar viktima mashkull kosovar- i burgosur, pasi i njëjti është sulmuar fizikisht nga pesë të dyshuar meshkuj kosovarë, po ashtu të burgosur. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor. Rasti në hetime.”, thuhet në raportin e Policisë