Site icon PrishtinaPress

Gjashtë raste të reja me coronavirus në Maqedoni

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe bëri të ditur se deri në orën 16:00, ka gjashtë raste të reja me coronavirus.

Bëhet fjalë për një katër vjeçare nga Shtipi, e cila është infektuar nga një çerdhe në Angli. Vajza është kthyer në Maqedoni më 14 mars dhe ka qenë në izolim shtëpiak. Për testim janë paraqitur gjatë ditës së djeshme, dy ditë pasi vajza ka ndjerë simptomat e para, njofton Telegrafi Maqedoni.

Në Dibër janë regjistruar edhe tre raste të reja ndërsa në Shkup është regjistruar një rast.

Edhe në Gostivar është regjistruar një rast me coronavirs. Bëhet fjalë për një grua që është kthyer nga Zvicra dhe ka qenë në izolim shtëpiak. Për testim shtëpiak është paraqitur vetëm, ndërsa në anketën epidemiologjike ka theksuar se ka pasur kontakt me të sëmurë në Zvicra.

Momentalisht janë 48 të infektuar me coronavirus dhe po testohen edhe 35 persona të tjerë.

Exit mobile version