Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon nga 1.427 testime, gjashtë qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Sot janë shëruar 21 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.504.
Në total numri i rasteve aktive është 429.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 2.264 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.589.739 doza të vaksinës.
Deri më sot 746.232 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.