1.9 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Gjashtë muaj përballje me COVID-19, deri tani 14 mijë e 637 persona janë prekur nga ky virus në Kosovë

Janë bërë gjashtë muaj që kur në Kosovë u paraqiten rastet e para me virusin SARS-CoV-2 pozitiv.

Që nga 13 marsi e deri më sot, në Kosovë pozitiv kanë rezultuar 14 mijë e 637 persona nga 57 mijë e 851 sa janë testuar.

Nga ky virus që nga marsi kanë humbur jetën 596 persona, kurse të shëruar janë 11 mijë e 435, shkruan Telegrafi.

Sipas IKSHPK-së, numri i rasteve që mbeten akoma aktive në vend me COVID-19, është 2 mijë e 606.

Që nga fillimi i pandemisë e deri më tash, rajoni i cili prin me numrin e të të infektuarve mbetet Prishtina, pas saj pason Mitrovica, Prizreni, Ferizaj, Peja dhe Gjakova.

Ndryshe sot në Kosovë ka filluar viti i ri shkollor në shumicën e shkollave. IKSHPK ka uruar nxënësit dhe mësimdhënësit për fillimin e vitit shkollor, duke rekomanduar zbatimin e rregullave të reja në shkollë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img