Nesër do të publikohen raportet e Komisionit Evropian për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor. Raportet vlerësojnë gatishmërinë e vendeve për tu anëtarësuar në BE.
Instituti Epik ka publikuar gjasat që ka Kosova dhe ku gjendet ajo në raportet me vendet e Ballkanit Perëndimor.
“Vitin e kaluar raportet i kanë ndarë vendet e Ballkanit në 3 grupe: 1. Serbia, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut – të cilat janë vlerësuar se janë mesatarisht të përgatitura për tu anëtarësuar në BE; 2. Shqipëria është vlerësuar se është pak e përgatitur për tu anëtarësuar në BE; 3. Bosnja dhe Kosova janë vlerësuar se janë në stadin e hershëm të anëtarësimit në BE”, kanë shkruar nga Instituti EPIK.