Site icon PrishtinaPress

Gjarpri super helmues 2 metra i gjatë, i lirë në rrugët e qytetit holandez

Një gjarpër Mamba jeshil është duke rrëshqitur nëpër qytetin holandez të Tilburgut që kur pronari i tij zbuloi se ai ishte zhdukur të hënën.

Autoritetet po paralajmërojnë njerëzit që të kenë kujdes nga gjarpri në ngjyrë të gjelbër të ndezur – i cili është shumë helmues – ndërsa specialistët vazhdojnë të kërkojnë për kafshën afër vendit ku u pa për herë të fundit.

Gjarpri thuhet se është arratisur nga një shtëpi në Goudenregenstraat në Tilburg, ku po mbahej si kafshë shtëpiake. Kafsha, megjithëse me ngjyrë të bukur dhe me të vërtetë bie në sy, është shumë helmuese dhe kafshimi i tij mund të vrasë një njeri në vetëm 30 minuta, raporton Euronews.al.

Simptomat e zakonshme nëse kafshohesh nga një Mamba jeshile përfshijnë dhimbje dhe ënjtje në vendin e pickimit, të cilat më pas mund të zhvillohen në simptoma serioze si nekrozë, ataksi, përgjumje, marramendje, hipotension, vështirësi në frymëmarrje, marramendje dhe paralizë. Kjo është arsyeja pse autoritetet po theksojnë nevojën për të qëndruar në gatishmëri për gjarprin, nëse udhëtoni ose jetoni në zonën e afërt.

Exit mobile version