Në parkun e Gërmisë nuk ka telashe me rriqrat, por me gjarpinjtë.
Në këtë park të kryeqytetit ka lloje të ndryshme të gjarpinjve. Në mesin e tyre ka edhe shumë të rrezikshëm.
Në mesin e shumë gjallesave që shtëpi kanë Gërminë janë edhe reptilët, apo rrëshqitësit të cilët paraqesin një pjesë të rëndësishme në biodiversitetin e këtij vendi por edhe rrezik për qytetarët të cilët e vizitojnë atë.,
Sipas biologut Behgjet Mustafa janë disa lloje gjarpërinjsh të cilët jetojnë në këtë park.
Por në mesin e atyre që paraqesin rrezik më të madh për qytetarët është Vipera ammodytes i cili cilësohet njëri prej gjarpërinjve më të rrezikshëm që jeton në Europë.
E ata që janë më të rrezikuarit nga këto lloje të gjarpinjve helmues në parkun Gërmia janë punëtorët e Hortikulturës të cilët thonë se i hasin vazhdimisht.
Është qenësore për secilin vizitor të Gërmisë që të jenë të kujdesshëm gjatë ecjeve dhe në rast kontakti me këto lloj gjarpinjsh shmangja e tyre është veprimi më i mençur që duhet bërë.