Site icon PrishtinaPress

Gjakovë: Vajza 23-vjeçare tenton t’i jap fund jetës, familjarët e dërgojnë me urgjencë në spital

Dhuna në familje, kushtet e jetesës, rrethanat ekonomike, e depresioni shpesh janë vlerësuar shkaktarë që kanë çuar drejt vetëvrasjes e tentimit për ta kryer këtë akt. Familjet janë ato që i përjetojnë jashtëzakonisht rëndë këto raste dhe janë me fat kur arrijnë t’i shpëtojnë familjarët.

Kështu ka ndodhur edhe dje në një familje në Gjakovë, ku një vajzë 23-vjeçare deshi t’i jap fund jetës së saj, duke tentuar t’i prejë venat, pas një mosmarrëveshje që kishte pasur me vëllain e saj.

Kështu kanë bërë të ditur burimet e Gazetës Sinjali brenda Emergjencës, me ç’rast kanë njoftuar se viktima është dërguar në këtë qendër nga familjarët e saj dhe fatmirësisht gjendja e saj është stabile.

Sinjali mëson se Policia është njoftuar për rastin nga spitali dhe më pas një njësi policore ka dalë në vendin e ngjarjes për të marrë informacionet e para se si ka ndodhur ngjarja.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është iniciuar ‘Vetëvrasje në tentativë’ dhe kanë nisur hetimet që zbardhin motivet dhe rrethanat e rastit.

Exit mobile version