
Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në Gjakovë, i dyshuar për dhunë në familje.
Siç njofton Policia, i dyshuari ka dëmtuar orenditë e gjyshes së tij.“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që dyshohet se ka dëmtuar – demoluar orenditë e shtëpisë së gjyshes së tij viktimës femër kosovare. I dyshuari pas kontrolleve mjekësorë është dërguar në repartin e psikiatrisë për hospitalizim”, njofton Policia.