Site icon PrishtinaPress

Gjakovë, ikën nga shtëpia pasi bashkëshorti ushtron dhunë në të – i dyshuari në kërkim nga policia

Sot rreth orës 16:00, në rrugën “Shotë Galica” në Gjakovë, i dyshuari (bashkëshorti) e kishte sulmuar viktimën (gruan), duke e goditur me grusht dhe kabllo, në pjesë të ndryshme të trupit.

Policia e Kosovës njofton se gjatë kësaj dhune viktimës i janë shkaktuar lëndime të lehta trupore.

“Viktima pas dhunës ka ikur nga shtëpia. Viktima është dërguar në tretman mjekësor dhe më pas është intervistuar. Punëtori social ka qenë prezent gjatë procedimit të viktimës”, ka njoftuar për Telegrafin zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Nusret Gjurkaj.

Policia njofton se viktima është dërguar në një shtëpi të sigurt, derisa i dyshuari gjendet në arrati.

“I dyshuari është kërkuar por i njëjti nuk ka qenë e mundur të lokalizohet. Për rastin është njoftuar Prokurori kujdestar. I dyshuari për momentin gjendet në arrati”, njofton tutje Gjurkaj.

Exit mobile version