Një grua ka rrahur bashkëshortin e saj në Spitalin e Gjakovës.
Sipas pamjeve që janë duke qarkulluar në rrjetet sociale, vërehet se pacienti është i sëmurë ndërsa gruaja ushtron dhunë ndaj tij për disa minuta.
Video është publikuar nga një qytetare e Gjakovës, e cila sipër videos ka shkruar “Kjo është Kosova jonë, lejon të bëhen këso krimesh, tmerr bre, ku janë mjekët, motrat në atë rast. O Zot deri kur kështu”.
Rasti tashmë është paraqitur në Policinë e Kosovës.
Rastet e dhunës janë shpeshtuar kohëve të fundit në Kosovë, ku Policia në vazhdimësi raporton për raste të ndryshme.