Site icon PrishtinaPress

Gjakovë: E mitura dyshohet se u sulmua seksualisht nga djali i dajës

Një rast i rëndë raportohet se ka ndodhur të premten e 27 tetorit në Gjakovë.

Një vajzë e mitur dyshohet se u sulmua seksualisht nga një person i moshës madhore.

E pas disa ditësh, të dielën e 5 nëntorit i dyshuari u arrestua.

Rastin për Klankosova.tv e ka konfirmuar edhe policia.

“Me vendim të prokurorit i dyshuari është arrestuar”, tha për Klankosova.tv zëdhënësi i policisë Sheremet Elezaj.

Elezaj theksoi se të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

Klankosova.tv mëson se i dyshuari i moshës madhore (18-vjeç), është djali i dajës së viktimës, vajzës së mitur (16-vjeçare).

Rasti është inicuar nga Prokuroria si “Sulm seksual”.

Exit mobile version