-0.5 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Gjakovë: 30-vjeçarja dërgohet në spital pasi konsumoi domestos, shkak konflikti me burrin për tradhti

Dhuna në familje, kushtet e jetesës, rrethanat ekonomike, e depresioni shpesh janë vlerësuar shkaktarë që kanë çuar drejt vetëvrasjes e tentimit për ta kryer këtë akt. Familjet janë ato që i përjetojnë jashtëzakonisht rëndë këto raste, për të cilat nisin edhe hetimet.

Kështu ka ndodhur edhe në një familje në Gjakovë, ku një 30-vjeçare tentoi t’i jap fund jetës së saj, duke konsumuar një sasi të domestosit.

Burimet brenda Emergjencës kanë bërë me dije se viktima është dërguar në këtë qendër posa i është përkeqësuar gjendja shëndetësore.

Policia është njoftuar për rastin nga spitali dhe më pas një njësi policore ka dalë në vendin e ngjarjes për të marrë informacionet e para se si ka ndodhur ngjarja.

Bazuar në deklaratat e familjarëve të saj, shkak dyshohet të ketë qenë gjendja e rënduar emocionale pasi e njëjta ka pasur konflikte me burrin për shkak të tradhtisë.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është iniciuar ‘Dhunë në familje’ dhe kanë nisur hetimet që zbardhin motivet dhe rrethanat e rastit.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img