5.1 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Gjakovari s’e dorëzon pazarin prej 10 mijë eurosh, rasti nën hetime

Policia e Kosovës nga rajoni i Gjakovës është vënë në kërkim të një personi, pasi i njëjti po dyshohet se i mori 10 mijë euro të pazarit ditor nga kompania ku punonte, “Kosmonte Foods” dhe u “zhduk”, ani pse duhej t’i dorëzonte ato në vendin ku punonte.

Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.

Sipas tij, punëtori në fjalë nuk e kishte bërë dorëzimin e rregullt të pazarit ditor si dhe nuk kishte bërë barazim të rregullt të stoqeve, ndërsa shtoi se rasti është iniciuar si keqpërdorim i besimit.

“Rruga ‘Nënë Tereza’ – Gjakovë (10.08.2023-08:00) Ankuesi  M/K ka raportuar në polici se njëri nga punëtorët e tij (shitës ambulant), nuk ka bërë dorëzimin e rregullt të parave si dhe nuk kishte bërë barazim të rregullt të stoqeve. Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit. Rasti nën hetime”, ka thënë Elezaj.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img