Një qytetar në Gjakovë ka bërë një gjest të pazakontë. Pasi ka marrë derivate në një pompë në vlerë të 20 eurove, ka zgjedhur të mos kryej pagesën duke ikur kështu nga vendi.
Derisa me vendim të prokurorit i njëjti thuhet të jetë dërguar në mbajtje.
“Me 29.03.2017 është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që i njëjti me datën e cekur në pompën e derivateve, pasi kishte marrë karburante në vlerë prej 20 €, nuk kishte bërë pagesën dhe ishte larguar me veturë në drejtim të panjohur. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje” .