Site icon PrishtinaPress

Gjakovari i dehur sulmon fizikisht motrën e mitur, s’e kursen as nënën që tentoi t’i ndajë

Evidentimi ditor i rasteve të reja të dhunës në familjes, është shndërruar në një rutinë të pandashme, pasi që çdo ditë e më shumë raportohen me dhjetëra raste të tilla. E, arsyet e konflikteve janë të ndryshme, duke përfshirë dyshimet për tradhti, abuzimi me alkool, substanca narkotike e bixhoz.

Një rast i tillë ka ndodhur në një familje në fshatin Osek Hile në Gjakovë, ku një person dyshohet se në gjendje të dehur ka ushtruar dhunë ndaj motrës së tij të mitur.

Sinjali mëson se 16-vjeçarja ka denoncuar rastin në Polici, ku ka deklaruar se vëllai i saj e ka rrahur. Në konflikt është përfshirë edhe nëna e tyre, e cila duke tentuar t’i ndajë, është sulmuar nga djali i saj.

Si rezultat i denoncimit, njësitë policore kanë arrestuar 28-vjeçarin dhe i njëjti është shoqëruar në stacion policor, ku i është nënshtruar edhe testit të alkoolit.

Me urdhër të prokurorit, ai është dërguar në mbajtje dhe do të hetohet për veprën penale ‘Dhunë në familje’.

Exit mobile version