Site icon PrishtinaPress

Gjakovari godet veten aksidentalisht në vendin e punës me armë për neutralizimin e kafshëve

Një person në Gjakovë dje derisa ka qenë në vendin e tij të punës aksidentalisht ka qëlluar veten me një armë që përdoret për neutralizim të kafshëve.

Në raportin e policisë thuhet se viktima fillimisht është dërguar në Spitalin e Gjakovës.

E më pas është transportuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor.

Exit mobile version