Një gjakmarrje e mundshme, ka vënë në lëvizje policinë e Bulqizës, e cila ka marrë në mbrojtje familje e autorit Dorjan Demës.
Punonjës të policisë qëndrojnë para portës së banesës së autorit për të shmangur ndonjë konflikt të mundshëm mes dy familjeve. Autori i vrasjes u vu në pranga menjëherë pas ngjarjes.
Banorët e fshatit Homesh kanë treguar detaje të reja në lidhje me vrasjen e Dritan Manjait.
Sipas banorëve konflikti mes të rinjve ka nisur në një lokal e më pas autori i dyshuar Dorjan Dema i ka shkuar viktimës tek banesa dhe pasi ai ka dalë e ka goditur me mjet prerës që dyshohet të jetë thikë e jo kaçavidë.
Banorët tregojnë se viktima nuk ishte konfliktual, ndërsa autori i dyshuar ndodhej në lokal i shoqëruar nga 4 persona të tjerë dhe po konsumonte alkool.