Olivier Giroud do t’i ofrohet një kontratë e re nga AC Milan.
Sulmuesi veteran është vendosur si zgjedhja e parë për kampionët këtë sezon. Kontrata e tij aktuale skadon në qershor
Sportmediaset raporton se ai pritet të nënshkruajë një zgjatje të re njëvjeçare me opsion për një vit tjetër.
Kjo do të thotë që Giroud mund të vazhdojë të luajë për Milanin deri në qershor 2025.
Viti shtesë do të ishte me të njëjtat kushte si kontrata e tij aktuale, që do të thotë se ai do të fitonte 3 milionë euro në sezon si dhe bonuse./Prishtinapress/