Selektori i Kombëtares së Kosovës, Alain Giresse e ka kryer takimin me krerët e Federatës së Futbollit të Kosovës.
Trajneri francez një orë më parë bashkë me ndihmësit e tij shkoi në zyrat e shtëpisë së futbollit kosovar, ndërsa pas daljes i injoroi mediat duke mos preferuar të flasë teksa doli i shoqëruar nga menaxheri i Kombëtares, Bajram Shala.
Ndërkohë, pritet kumtimi i Federatës së Futbollit për të ardhmen e Giresse, i cili me gjasë do të shkarkohet nga pozita e tij.
Ky vendim pritet të vijë pas humbjes shokuese të pësuar mbrëmë nga “Dardanët” më rezultat 1:2 nga Bjellorusia dhe pas nisjes së zbehtë të kampanjës kualifikuese për Euro 2024, ku Kosova synonte të kualifikohej.