Alain Giresse ka arritur para pak minutash në zyrat e Federatës së Futbollit të Kosovës.
Selektori i Kombëtares së Kosovës ka qenë i shoqëruar nga ndihmësit e tij, teksa pritet ta ketë një takim me krerët e FFK-së.
Trajnerit francez ndërkohë në këtë takim pritet t’i kumtohet sot vendimi i shtëpisë së futbollit kosovar për ta shkarkuar atë pas humbjes së mbrëmshme nga Bjellorusia, por edhe pas ecurisë negative në kualifikimet e Euro 2024.
Kosova nuk ka fituar në 6 ndeshjet e fundit në total, duke i regjistruar 5 barazime dhe 1 barazim, ndërsa në kampanjën kualifikuese të Evropianit i ka 3 barazime e 1 humbje.
Barazimet me Kombëtaret e dobëta si Ishujt Faro e Bjellorusia dhe paraqitjet e zbehta dhe pa motiv e pa koncept të ekipit kanë bërë që Giresse ta humb kredibilitetin dhe ky mund të jetë fundi i tij.
Tifozët e kanë shprehur mllefin e tyre në trajnerin francez me komentet e shumta, përmes së cilave e kanë kërkuar largimin e Giresse, por ndërkohë edhe ndryshime në ekipin kombëtar dhe në kryesinë e Federatës së Futbollit.