Site icon PrishtinaPress

“Gima i Gushavcit” ftesë Hekuran Muratit: Ekzekuto pagat pa vonesë

Ish-kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri ka kërkuar nga ministri i Financave dhe Transfere, Hekuran Murati që t’i ekzekutojë pagat e mësimdhënësve për muajin shtator.

Bahtiri ka thënë se inflacioni dhe shpenzimet e dimrit, rëndojnë gjendjen e mësimdhënësve. Mos-ekzekutimi i pagave, ka shkruar ai, godet edhe më rëndë mësimdhënësit dhe familjet e tyre.

“Pagat e mësimdhënësve duhet patjetër të ekzekutohen nga Ministria e Financave. Andaj, ftoj ministri Hekuran Murati që t’i ekzekutoj pagat pa vonesë. Inflacioni financiar i muajve të fundit dhe shpenzimet e shtuara familjare për t’u përgatitur për dimër, domosdoshmërisht që vendosin në vështirësi familjet e mësimdhënësve. Kur shtojmë këtu edhe faktin se shumica prej mësimdhënësve kanë kredi në bankat komerciale, atëherë mos-ekzekutimi i pagave do t’i godiste rëndë mësimdhënësit dhe familjet e tyre”, ka shkruar.

Bahtiri ka vlerësuar se ekzekutimi i pagave duhet të përcillet me kompensimin e orëve mësimore, të humbura gjatë kohës së grevës.

“Ekzekutimi i pagave do të duhet të përcillet edhe me obligimin që mësimdhënësit t’i kompensojnë orët e humbura mësimore gjatë këtij viti shkollor”, ka shkruar ai.

Exit mobile version