Granit Xhaka i është gëzuar kthimit të Josip Drmicit në Kombëtaren e Zvicrës
Mesfushori i Arsenalit, Granit Xhaka ka postuar një foto në Facebook, ku shihet në stërvitje me Kombëtaren e Zvicrës.
Ai po ashtu ka shkruar se është i lumtur që në skuadër është kthyer sulmuesi Josip Drmic, i cili nuk ishte ftuar në ndeshjet e fundit nga trajneri Vladimir Petkovic.
“Shumë mirë që jeni kthyer sërish miku im”, ka shkruar Xhaka.