Site icon PrishtinaPress

Gëzim Sveçla sot para gjykatës, pritet të caktohet masa ndaj tij

Shefi i Asamblistëve nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje Gëzim Sveçla, ka dalur sot para gjykatës.

Në ambientet e Gjykatës Themelore është mbajtur seanca dëgjimore për caktimin e masës.

Kjo u konfirmua për Klankosova.tv nga zëdhënësja e kësaj gjykate Mirlinda Gashi.

“Seanca ka nisur në ora 11:00. Nuk e di ende se a ka përfunduar. Për vendimin do të njoftoheni me kohë”, tha Gashi për Klankosova.tv

Sveçla ditë më parë në seancën e Kuvendit Komunal kishte dëmtuar pajisjet elektronike në sallë.

Siç merr vesh Klankosova.tv, prokuroria ka kërkuar caktimin e masës së arrestit shtëpiak.

Vendimi për masën do të dorëzohet pas pak, njofton Klankosova.tv

Exit mobile version