Site icon PrishtinaPress

Gëzim Kelmendi i hapur t’i bashkohet çfarëdo partie: I kam 8 mijë vota

Partia “Fjala”, që udhëhiqet nga Gëzim Kelmendi do të merr pjesë në zgjedhjet e 6 tetorit, duke mos përjashtuar mundësinë për ndonjë koalicion parazgjedhor.

Kryetari i partisë, Gëzim Kelmendi, ka konfirmuar se është duke shqyrtuar mundësinë se në këto zgjedhje të shkojë me koalicion parazgjedhor. Sipas tij, kjo do të ishte forma më e mirë që “Fjala” të përfaqësohet në Kuvendin e Republikës.

“Ende s’kemi oferta konkrete, por jemi duke shqyrtuar mundësinë e koalicioneve. Zgjedhjet e kaluara i kishim mbi 8000 vota, pra 1 %”, është shprehur ai.

Ideja për koalicione parazgjedhore, sipas Kelmendit, vjen për mënjanimin e parregullsive dhe vjedhjes së votave.

“Zgjedhjet e kaluara s’na kanë lejuar komisioner, e frikësohemi se njësoj mundet me ndodhë edhe tashti”, ka thënë ai.

Ndërsa, i pyetur se me cilën parti mund të bashkohet, Kelmendi ishte më i rezervuar në këtë pjesë.

“Nuk e kemi lehtë me vendos, kjo është pika kryesore që po na pengon. Por do ta shohim deri në momentin e fundit”, ka thënë ai.

Exit mobile version