Parlamenti Evropian i tha sot (e martë) po liberalizimit të vizave për Kosovën.
Kjo duke përmbyllur përfundimisht këtë proces të stërzgjatur për qytetarët e Kosovës.
Miratimi i liberalizimit të vizave për Kosovën nga Parlamenti Evropian u bë pa votim pasi nuk kishte asnjë kundërshtim.
Në lidhje me këtë reagimet në rrjete sociale kanë qenë të menjëhershme dhe një i tillë nuk mungoi as nga reperi Getinjo.
“Urime lirinë. Kosovë. Urime qytetarë të Kosovës heqja e vizave nga 1 janari 2024”, ka shkruar ai.
Ndërkohë, të mërkurën do të mbahet ceremonia për nënshkrimin e Aktit ligjor.
Në këtë event do ta marrë pjesë presidentja e Parlamentit Evropian dhe një përfaqësues i presidencës suedeze të Këshillit të Bashkimit Evropian.
Mes tjerash, qytetarët do të lëvizin pa viza nga 1 janari 2024.