-0.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Buy now

spot_img

Getinjo dhe Vivien shijojnë darkë romantike

Reperi i njohur, Getinjo muaj më parë u bë pjesë e Big Brother VIP Kosova.

Ai për disa javë u kthye në një prej banorëve më të komentuar brenda shtëpisë së famshme.

Përveç që u pëlqye me debatet dhe situatat, reperi në BBVK krijoj edhe një lidhje dashurie me banoren nga Shqipëria, Vivien Thano.

Dyshja për disa javë shijuan romanca brenda mureve të shtëpisë megjithatë, Getinjo në një moment vendosi të ndërpresë rrugëtimin.

Ai me vetëdëshirë vendosi të largohet duke thënë se qëllimi i tij nuk ishte fitorja e madhe, por që njerëzit të kuptonin personi që ai ishte.

Vivien vazhdoj eksperencën e saj edhe për disa javë për t’u eliminuar më pas nga votat e publikit.

Pas kësaj, dyshja tashmë po e shijojnë marrëdhënien e tyre edhe jashtë dhe momentet e shumta së bashku i ndajnë edhe me fansat në rrjete sociale.

Kështu kanë vepruar edhe së fundmi, reperi ka publikuar një imazh ku shihet në një darkë romantike me Vivienin.

“Gëzuar”, ka shkruar Getinjo sipër fotos teksa dukeshin të lumtur dhe në formë të mirë krah njëri-tjetrit.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img