-1.2 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Gërxhaliu: Taksa për Rrugën e Kombit, do të përfundojë në Gjykatën Kushtetuese të Shqipërisë

Oda Ekonomikë e Kosovës ka shprehur shqetësime në lidhje me barrierave që bizneseve kosovare po i vendosen nga Shqipëria.

Së fundi edhe taksa për Rrugën e Kombit që duhet secili që hyn në tunelin e Kalimashit të paguajë ka shqetësuar bizneset.

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës Safet Gërxhaliu beson se ky vendim do të përfundojë në Gjykatën Kushtetuese të Shqipërisë.

Gërxhaliu tha se nëse vazhdon kështu ajo më nuk është rrugë e kombit. “Rruga e kombit kështu nuk do të jetë rrugë e kombit, por rruga e përfitimit të kompanisë Kastrati”, tha Gërxhaliu gjatë konferencës ku  u prezantuan rezultatet e studimit rreth barrierave dhe mundësive të sektorit prodhues në vend.

Gërxhaliu në këtë konferencë ka folur edhe për ratifikimin e demarkacionit me Malin e Zi ku shfrytëzoi rastin që për këtë vendim t’i përshëndes deputetët e Kuvendit të Kosovës që e kanë votuar atë.

Ai ka bërë apel tek vendet e Bashkimit Evropian që të mos merret si kusht lufta kundër korrupsionit sepse pësojnë qytetarët dhe bizneset, pasi që sic tha Gërxhaliu politikanët nuk do të vuajnë pasojat. “Dua të besoj që kriteret më kryesore janë përmbushur”, tha Gërxhaliu.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img