“Unë apeloj të gjithë deputetët që sot për interesa të ngushta politike të mos e ndalin hapin për Kosovën, të shikojnë ka ardhmëria e Kosovës, e qytetarëve të saj. Votimi i demarkacionin do të hap shtigje të reja për Kosovën”, e citon televizioni publik Gërxhaliun.
Sipas tij mosvotimi i demarkacionit do të bëjë që të ketë vazhdim të getoizimit të Kosovës edhe për një kohë të gjatë.
“Për këtë nëse do të kalojë sot demarkacioni, Kosovës i hapet një dritare e re për bashkëpunim dhe avancim të të gjitha proceseve. Unë besoj se deputetët do të shikojnë nga e ardhmja. Në rast të mosvotimit të demarkacionit pasojat do të jenë të rënda dhe afatgjata për Kosovën dhe qytetarët e saj”, deklaroi.
Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Safet Gërxhaliu, vlerësoi se është koha që të mendojmë nga e ardhmja.