Ekonomisti, Safet Gërxhaliu deklaroi se kriza ekonomike në Kosovës çdo ditë e më shumë është duke u rënduar.
Sipas Gërxhaliut kriza ekonomik është thelluar aq shumë sa që atë që qytetarët e Kosovës kanë mundur ta blejnë në muajin janar me 100 euro, tani nuk mund ta blejnë as me 150 euro për shkak të rritjes së çmimeve.
“Këtë më së miri e diktojnë qytetarët e Republikës së Kosovës të cilët atë që e kanë blerë me 100 euro në janar, nuk mund ta blejnë sot me 150 euro ”, tha ai në Tëvë1.
Gërxhaliu theksoi se goditjet ekonomike janë të shumta, pasi që sipas tij, bota nuk do të jetë më ajo që ka qenë para pandemisë COVID – 19. Ai thotë se pas përveç pandemisë krizën ekonomike e ka rënduar edhe lufta në mes Rusisë dhe Ukrainës.
“Në Kosovë mungon një dialog i mirëfilltë publiko-privat dhe në njërën anë e kemi një krizë e cila është çdo ditë duke u rënduar dhe bazuar në raportin e Bankës Botërore, inflacioni është 19.2 për qind që me të vërtetë kjo është një masë alarmuese”, shtoi ai.