Site icon PrishtinaPress

Gërvalla: Vota prej 82% në KiE, konfirmim i fuqishëm për Kosovën

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës ka folur rreth votimit të anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Ministrave të Jashtëm të Këshillit të Evropës (KiE).

Deri më tani flitej se nëse hyn në rend dite, votimi mund të ndodh në muajin maj.“Mbetet ende punë për të bërë. E rëndësishme është që vota prej 82% është konfirmim i fuqishëm që Kosova është shtet me demokraci të konsoliduar”, ka thënë ajo.

Gërvalla ka cituar raportuesen greke për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, Dora Bakoyannis, e cila ka folur për proceset nëpër të cilat ka kaluar vendi.

“Dora Bakoyannis  në një intervistë për gazetë greke ka thënë që asnjë shteti para hyrjes në Këshillin e Evropës nuk i është kërkuar të plotësojë mëshomë kushte se Republikës së Kosovës”, ka deklaruar ajo.

Gërvalla ka çmuar paraqitjen e presidentes Vjosa Osmani në seancën e Këshillit të Sigurimit në Kombet e Bashkuara.

“Ajo na bën krenar me çdo paraqitje të saj ndërkombëtare”, ka thënë ajo.

Ajo ka bërë thirrje edhe ndaj diasporës për regjistrim të popullsisë, duke e cilësuar si të domosdoshëm. Ndërkaq nuk është raportuar për të gjeturat e raportit të DASH, duke thënë se për këtë do të flas në seancën që do të thirret për të.

Exit mobile version