Ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla, ka folur rreth ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj.
Sipas saj, përveç fjalëve, nuk ka asnjë dëshmi të vetme që të mund të merren masa për shkarkimin e tij.
“Kam shikuar me kujdes të gjitha letrat që qarkullojnë, duke përfshirë edhe ato bankare sllovene e malazeze dhe kam ardhur në përfundim që për shkak të fjalëve e fushatave nuk është e përgjegjshme nga ana ime dhe nuk mund të largoj një ambasador, i cili bën një punë jashtëzakonisht të mirë në Kroaci”, deklaroi Gërvalla.
Zëvendëskryeministrja ndër të tjera tha se po qe se ato të thëna fjalësh, fushata, dalin të faktuara, nuk do ta kursente veten jo vetëm për ambasadorin Berishaj, por askënd.
“Nuk kam ardhur nga Gjermani për ta kursyer dikë, por nuk kam të drejtë që t’i bashkohem fushatave pa argumente për të denigruar personalitetet”, shtoi Gërvalla./PrishtinaPress/