Site icon PrishtinaPress

Gërvalla tregon nëse iu kërkua dorëheqja nga Albin Kurti

Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës nga radhët e Listës Guxo, Donika Gërvalla, ka folur për herë të parë nëse kryeministri Albin Kurt ii ka kërkuar dorëheqjen nga pozita e ministres.

Ajo i ka mohuar zërat se ka ndonjë pakënaqësi mes saj dhe Kurtit, ndërsa ka thënë se të dy kanë raporte të mira mes vete.

“Nëpër kafe nuk shkoj se jo vetëm që nuk kam natyrë më kalu kohën gjithë ditën në kafe por edhe puna nuk ma lejon një gjë të tillë. Prandaj këto mbeten llafe të kafeve dhe të kafeneve”, tha ajo.

“Me kryeministrin Kurti kemi relata shumë të mira të partneritetit jo vetëm në koalicion por edhe të koordinimit tepër të mirë të punëve të përbashkëta që i bëjmë”, tha Gërvalla.

“Ne kemi ato raporte që kemi pasur në fillim të koalicionit. S’ka ndryshim të raporteve tona”, deklaroi ajo në T7.

Por a i kërkoi dorëheqjen Kurti nga pozita si Ministre e Punëve të Jashtme.

“Albin Kurti asnjëherë as nuk ka qenë një bisedë e tillë. Më shumë sesa Kurti dhe unë të tregojmë vazhdimisht që nuk ka asgjë në atë mes.”, theksoi Gërvalla.

Exit mobile version