Site icon PrishtinaPress

Gërvalla thotë se Presidentja po sulmohet ende pa pasur një version fillestar  të policisë rreth vrasjes në Ferizaj

Zëvendëskryeministrja Donika Gërvalla ka reaguar pas raportimeve se personi qe u vra dje në Ferizaj është familjar I Prindon Sadriut, bashkëshortit të presidentes Vjosa Osmani.

Sipas Gërvallës, kjo është një fushatë e drejtuar drejt presidentes, teksa shtoi se as policia nuk ka një version fillestar për rastin.

“Ende pa u fshirë mirë gjurmët në vendin e ngjarjes dhe pa dalë policia as me një version fillestar të vrasjes së djeshme, Buzhala dhe kategoria e tij, sikur të kishin qenë duke e pritur këtë tragjedi, raketat e sulmit i paskan drejtuar me nxitim kah Presidentja e Republikës së Kosovës. Kjo nuk është as fushata e parë dhe fatkeqësisht as e fundit e pikërisht kësaj kategorie kundër institucioneve të Republikës. Do të shpenzohet dhe venitet ashtu si të tjerat para saj dhe tek qytetarët e Kosovës do të lërë neverinë për nivelin dhe metodat”, tha ajo.

Për raportimet e vrasjes së 89-vjeçarit mbrëmë në Bibaj të Ferizajt, ka reaguar vetë presidentja Vjosa Osmani, sipas saj duke e implikuar atë dhe bashkëshortin e saj “në situata me të cilat nuk kemi asnjë lidhje të vetme, kanë qëllim të qartë të nxitjes së urrejtjes, e cila pastaj rezulton në dhunë”, shprehet Osmani.

Ajo ka thënë se për raportimet i ka njoftuar institucionet e sigurisë dhe është në përgatitje të të gjitha mjeteve ligjore.

Osmani shton se nuk ka njohur për rrethanat në të cilat ka ndodhur vrasja e as për ndonjë rast dhunimi.

Exit mobile version