-0.3 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Gërvalla thotë se do të hynte në koalicion me PDK-në, nëse “pastrohet nga figurat e krimit dhe korrupsionit”

Kryetarja e partisë “Guxo”, Donika Gërvalla, ka folur për mundësinë që ajo të hynte në qeverisje me PDK-në.

Gërvalla tha se nuk e sheh si mundësi, por në rastin “ekstrem” tha se do të hynte në bashkëqeverisje me PDK-në nëse kjo parti, siç tha Gërvalla do të “çlirohej nga figurat e lidhura me krim dhe korrupsionin”.

“Prandaj unë kam qenë kritike ndaj aleancave PDK-LDK sepse e kam ditur që kjo ka për ta zhbërë LDK si parti e rëndësishme në skenën politike. Edhe pse PDK-ja të them të drejtën jo vetëm në Kosovë, por edhe për aleatët tanë ndërkombëtarë ka qenë partia e cila ka qenë sinonim i korrupsionit dhe krimit të organizuar. E di që sot nuk ju vjen mirë kur flasim për korrupsionin, por ne nuk i kemi marrë 50 për qind të votave sepse këtu ju ka ardhë korrupsioni qytetarëve.  

Ju po ja shtoni një supozimi për të cilin nuk mendoj që ka për të ndodhur. Të flasim për realitetin. Në rastin ekstrem, që nuk pres të ndodhë në mandatin e ardhshëm, nëse PDK-ja apo cila parti tjetër në Kosovë, do të ishte çliruar apo ndarë nga radhët e saj nga njerëz që edhe sot janë aty dhe që e përfaqësojnë krimin dhe korrupsionin që e kanë zhvatur shtetin e Kosovës dhe që janë pasuruar pafundësisht në kurriz të qytetarëve, atëherë nuk do të shihja asnjë pengesë. Por nuk e shoh këtë mundësi”, ka thënë Gërvalla në TV Syri.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img