-0.4 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Buy now

spot_img

Gërvalla takon Përfaqësuesit e Përhershëm të shteteve të rajonit në NATO, prioritet siguria në Ballkan dhe integrimi i Kosovës

Vizitën në selinë e NATO-s, Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla e përmbylli me një darkë pune me të gjithë Përfaqësuesit e Përhershëm të shteteve të rajonit, anëtarë të NATO-s, të Kroacisë.

Sipas komunikatës, Gërvalla është takuar m ambasadorin Mario Nobilo, të Turqisë, ambasadorin Zeki Levent Gumrukcu, të Sllovenisë, ambasadorin Andrej Benedejcic, të Bullgarisë, ambasadorin Nikolay Milkov, të Shqipërisë, ambasadorin Ilir Gjoni, të Maqedonisë së Veriut, ambasadorin Dane Taleski, të Greqisë, ambasadorin Ioannis Miltiadis Nicolaidis, dhe të Malit të Zi, u.d Maja Djurdjic.

Gjatë këtij takimi ku u rikonfirmua mbështetja për Kosovën, teksa komunikata thekson se Ministrja Gërvalla shprehu mirënjohjen e thellë për mbështetjen e pa rezervë të gjithë Përfaqësuesve të Përhershëm të shteteve të rajonit në NATO për Kosovën në rrugën e saj euroatlantike.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img