Site icon PrishtinaPress

Gërvalla takon kryeparlamentarin e Andorrës, diskutojnë për zhvillimet e vitit të fundit në Kosovë

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla është takuar me kryeparlamentarin e Andorrës, Carles Ensenyat Reig.

Në këtë takim u rikonfirmua mbështetja e parezervë në procesin e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës.

“Mbështetja e parezervë në procesin e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës u rikonfirmua edhe në takimin që Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, znj. Donika Gërvalla pati me Kryetarin e Parlamentit të Principatës së Andorrës, z. Carles Ensenyat Reig”, thuhet në komunikatën e MPJD-së.

Ministrja Gërvalla në kuadër të vizitës zyrtare në Andorra u prit edhe nga Kryetari i Parlamentit, me të cilin diskutuan në detaje për zgjerimin e bashkëpunimit për anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare.

Temë e bisedës ishin edhe zhvillimet e vitit të fundit në Kosovë, të arriturat në ekonomi, sundim të ligjit dhe rrugën e saj integruese drejt mekanizmave ndërkombëtarë.

Exit mobile version