-1.2 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Gërvalla takon kryeministrin e Andorrës, e fton për vizitë në 25 vjetorin e çlirimit të Kosovës

Ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla, është pritur në takim nga kryeministri i Andorrës, Xavier Espot Zamora, nga i cili mori mbështetje për anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare.

“Republika e Kosovës si një shtet me aspirata të qarta integruese është mirënjohëse ndaj Principatës së Andorrës për mbështetjen e parezervë dhënë në procesin e anëtarësimit të shtetit tonë në organizata ndërkombëtare”, tha kryediplomatja Gërvalla.

Situata e sigurisë në Kosovë dhe në Ballkanin Perëndimor si dhe nevoja e integrimit të Kosovës në mekanizmat e sigurisë dhe ato europiane ishin temat kyçe në takimin mes Ministres Gërvalla dhe Kryeministrit Espot Zamora, siç njofton Ministria e Jashtme.

Gjithashtu, Gërvalla e ka njoftuar kryeministrin e Andorrës rreth progresit të Kosovës në ekonomi, sundim të ligjit dhe rritjen e standardeve demokratike në vend.

“Ministrja Gërvalla e falënderoi kryeministrin e Andorrës për mbështetjen e dhënë ndaj Kosovës në anëtarësimin e saj në Organizatën Ndërkombëtare të Frankofonisë dhe kërkoi vazhdimin e mbështetjes edhe në procesin e anëtarësimit në Këshillin e Evropës, për të cilin proces mori mbështetjen e nevojshme”, thuhet në njoftim.

Gjatë këtij takimi palët shprehën gatishmërinë për bashkëpunim edhe në fushën e turizmit, shkëmbim të eksperiencave në diplomaci dhe fusha tjera me interes të përbashkët.

Në fund të takimit Gërvalla e ftoi Kryeministrin e Andorrës, Espot Zamora të vizitojë Republikën e Kosovës, në 25 vjetorin e çlirimit.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img