Site icon PrishtinaPress

Gërvalla takon kongresmenin Torres: Nevojitet veprim kundër regjimit të Vuçiqit

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla është takuar me kongresmenin amerikan Ritchie Torres.

Përmes një shkrimi në “X”, Gërvalla tha se me të kanë biseduar për nevojën e veprimeve kundër regjimit të presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

“Takim i shkëlqyer me Kongresmenin amerikan Ritchie Torres, një mbështetës i vendosur i Kosovës, u trajtuan zhvillimet rajonale, agresioni i Serbisë ndaj Kosovës dhe theksoi nevojën për veprim kundër regjimit të Vuçiqit për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm”, ka shkruar ajo në platformën ‘X’.

Exit mobile version