1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Gërvalla takon homologen e Afrikës Qendrore, konfirmohet përkushtimi për fuqizimin e marrëdhënieve bilaterale

Forcimi i marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve dhe forcimi i bashkëpunimit dypalësh ishin në fokus të takimit të ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës të Kosovës, Donika Gërvalla-Schwarz, me ministren e Punëve të Jashtme, Frankofonisë dhe Qytetarëve të Afrikës Qendrore Jashtë Vendit, Sylvie Baïpo-Temon, në margjinat e Sesionit të 79-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara (UNGA 79).

Në njoftimin e MPJD-se thuhet se në këtë frymë mirëkuptimi, u përsërit përkushtimi për të thelluar bashkëpunimin në organizata ndërkombëtare. Një vend të veçantë gjatë bisedës zuri edhe shkëmbimi i përvojave dhe politikave të ndryshme që fuqizojnë lidhjet me mërgatën dhe diasporën.

Ky takim shënon një hap të rëndësishëm drejt forcimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Republikës e Afrikës Qendrore, duke rikonfirmuar përkushtimin për një partneritet të qëndrueshëm.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img