Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla ka takuar sot ambasadorin e Francës në Kosovë, Oliver Guerot.
Anëtarësimi i Republikës së Kosovës në Këshillin e Evropës dhe avancimi i statusit në Organizatën Ndërkombëtare të Frankofonisë, ishin temat e takimit, teksa ata folën edhe rreth angazhimeve të qeverisë së Kosovës në procesin që po kalon Kosova, si në politikën e brendshme, ashtu edhe në atë të jashtme, në anëtarësimin e saj në Këshillin e Evropës dhe organizata tjera ndërkombëtare.
Në fund të takimit, Ministrja Gërvalla falënderoi Ambasadorin Guerot për përkrahje brenda Organizatës Ndërkombëtare të Frankofonisë, duke vlerësuar se Kosova ndanë vlera të përbashkëta me Francën si në kulturë, shkencë, sport ashtu edhe në fusha të tjera.