1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Gërvalla takohet me sekretarin e shtetit portugez për Punë të Jashtme, Tiago Antunes

Kryediplomatja kosovare, Donika Gërvalla, është takuar me sekretarin e shtetit portugez për Punë të Jashtme dhe Evropë, Tiago Antunes, me të cilën kanë biseduar për sigurinë në Ballkanin Perëndimor.

Përveç temës së sigurisë, Gërvalla dhe Antunes kanë diskutuar edhe për procesin e anëtarësimit të Kosovës në Bashkimin Evropian.

“Takim me Tiago Antunes, Sekretarin Portugez të Shtetit për Punë të Jashtme dhe Evropiane. Diskutuam sigurinë në Ballkanin Perëndimor dhe për Integrimin e Kosovës në Bashkimin Evropian edhe procesin e dialogut”, ka shkruar Gërvalla.

Ndërkohë, ajo ka shprehur falënderimin e Kosovës ndaj shtetit të Portugalisë për mbështetjen e Kosovës.

“Mirënjohës për Portugalisë mbështetje të plotë të Kosovës në rrugën Euro-Atlantike, përfshirë edhe për liberalizimin e vizave, udhëtimin e shumëpritur pa viza”, ka shtuar Gërvalla në Twitter.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img